​Osmani jep detaje nga takimi me Kasanof

Aktuale

​Osmani jep detaje nga takimi me Kasanof

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 17:33
Foto nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani gjatë një takimi sot me zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, kanë diskutuar për forcimin e mëtejshëm të aleancës me SHBA-në, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për t’i përmbushur synimet e përbashkëta strategjike.

Osmani shprehu mirënjohjen e saj të thellë për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës, duke shtruar nevojën e dialogut strategjik me SHBA-në, si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e partneritetit.

Në këtë kontekst, e para e vendit tonë nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, pasi një gjë e tillë do të forcojë sigurinë e vendit dhe stabilitetin rajonal.

Në takim u diskutua edhe mbi mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë, siç është fusha e mbrojtjes dhe sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat