Kasanof në Qeveri, Pantina tregon pritshmëritë nga takimi me Kurtin: Asociacioni çështje kryesore e diskutimit

Aktuale

Kasanof në Qeveri, Pantina tregon pritshmëritë nga takimi me Kurtin: Asociacioni çështje kryesore e diskutimit

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 18:11

Zëvendës Ndihmës Sekretarii SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof aktualisht është duke zhvilluar takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Kjo pas takimit që ai pati edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

E se çfarë pritet të diskutohet brenda atij takimi, komentatorja Shqipe Pantina tregoi pritshmëritë e saj.

“Mendoj që kjo është arsyeja kryesorja e ardhjes së emisarit të ri, i cili e vazhdon punen ku e kishte lënë më heret Escobar. E dimë se me çfarë kërkesa mund të vinë ata. Kryeministrit Kurti në vazhdimësi po i kërkohet të hartoj statusin e asociacionit të komunave dhe ta dërgoj atë në Gjykatë Kushtetuese”, deklaroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat