“Në krye të keqes qëndron Kurti” – Sherifi komenton audio-incizimet e Kusari-Lilës me Radojçiqin

Aktuale

“Në krye të keqes qëndron Kurti” – Sherifi komenton audio-incizimet e Kusari-Lilës me Radojçiqin

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 18:34
Bilall Sherifi

Bilall Sherifi nga NISMA ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e quajtur atë “pafytyrë” e “hipokrit” pas publikimit të një audio-incizimi që tregon komunikimin mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë.

Në linjë të kësaj, Sherifi ka theksuar se Kurti dhe partia e tij nuk pranojnë asnjëherë faj, përgjegjësi apo gabime, duke pretenduar të ruajnë një imazh të paprekshëm dhe të pastër. Sipas tij, veprimet e fundit të publikuara përmes incizimeve dëshmojnë se ata janë “shumë më të këqij se paraardhësit e tyre”.

“Vazhdojnë të sillen ashtu siç janë sillë vazhdimisht. Të mos pranojnë asnjëherë faj, as përgjegjësi, as gabim. Sepse pretojnë të mbajnë atë imazhin e politikanëve të paprekshme, të drejtë të pa korruptuar. Në fakt veprimet e tyre që po dalin tanimë në sipërfaqe dëshmojnë që ata janë shuam më të këqij se paraardhësit e tyre”.

Sherifi ka shtuar se Kurti mbron njerëzit që janë përfshirë në skandale, duke pretenduar se me këtë veprim, ai në fakt po mbron edhe vetveten.

“Dhe në krye të krejt kësaj të keqe, i cili as nuk po distancohet përkundrazi po i mbron, qëndron Albin Kurti. Dhe sa herë që një kryeministër, një kryetar partie mbron njerëzit që iu dalin në publik veprime të tilla, ai nuk dëshmon asgjë tjetër pos që qëndron pas tyre. Dhe jam i sigurt se si duke i mbrojtur ata pretendon me mbrojt vetën”, ka thënë Sherifi.

“Aty del që Simiq është vetëm një instrument i Radojçiqit. I cili atëherë ka qenë në listë të zeze dhe ka qenë i ndjekur nga drejtësia e Kosovës për dyshimet në vrasjen e idhulli të Kurtit, Oliover Ivanoviqit. Kusari-Lila nëse asgjë tjetër nuk ka ditë këtë e ka ditë. Kjo e rëndon situatën”, ka shtuar ai.

Duke qenë se të paktën audio-incizimi tregon një përpjekje të Kusari-Lilës për të siguruar votat e Listës Serbe për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale, ku veteranët e luftës së UÇK-së mbetën jashtë këtij ligji, Sherifi e quajti këtë situatë një “hipokrizi dhe pafytyrësi” nga ana e Kurtit, i cili shpesh lavdëron dëshmorët dhe viktimat, por sipas tij, “mallkon dhe përbuz” bashkëluftëtarët e gjallë.

“E shpërfaq hipokrizinë dhe pafytyrësinë e Kurtit. I cili çdo ditë shkon nëpër varreza të dëshmorëve e të viktimave dhe i lavdëron të vdekurit dhe i mallkon të gjallët. Abuzon me të gjallët ua shekl të miqve, shokëve bashkëluftëtarëve të gjitha të drejtat dhe i përbuz ata. Dhe kjo e rëndon situatën. Edhe sikur të kishte biseduar edhe për një ligj ta zakonshme prapë me Radojçqin kish me qenë e pafalshme”, ka shtuar Sherifi në FIVE.

Kujtojmë se para sulmit terrorist të 24 shtatorit në Zveçan, Radojçiq ka qenë në arrati nga autoritetet e Kosovës që nga janari i vitit 2019 dhe është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara në dhjetor të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat