Quni: Nuk besoj që dikush nga LDK-ja e ka takuar Radoiçiqin

Aktuale

Quni: Nuk besoj që dikush nga LDK-ja e ka takuar Radoiçiqin

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 18:45
Anton Quni

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni, në emisionin DPT ka folur për përgjimin e ri të publikuar në mes të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, dhe dy zyrtarëve të lartë të Listës Serbe, Sllavko Simiq dhe Millan Radoiçiq.

Biseda ishte zhvilluar në vitin 2021.

Quni tha se nuk beson që “dikush nga Lidhja Demokratike e Kosovës e ka takuar Radoiçiqin”.

“Është përfolur tek ne, që ka relacione me biznese, ka shpërlarje parash, është njeri autoritativ, përdorë dhunë në pjesën veriore, është i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat