Bulliqi kërkon që të hetohen financat në Asociacionin e Komunave

Aktuale

Bulliqi kërkon që të hetohen financat në Asociacionin e Komunave

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 19:03
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se në Kuvendit e Asociacionit të Komunave të Kosovës janë bërë shkelje, ku edhe pati tensione.

Ai ka thënë se mohimi i propozimit të dy kërkesave të tyre ka qenë e padrejtë dhe shkelje.

Bulliqi ka shtruar pyetjen se kujt po i pengon anëtarësimi i tri komunave veriore në Asociacion e Komunave të Kosovës.

“Shtrohet një pyetje se kujt po i konvenon që tri komunat e pjesë veriore të mos jenë pjesë integrale e Asociacionit të Komunave të Kosovës, përkund që vendet e tyre komunale kanë marrë vendim një vit më herët”, ka thënë ai.

Bulliqi ka thënë se në këtë institucion duhet të ketë hetim të financave.

“Ka nevojë mu hetuar financat publike prej një auditori të mirëfilltë, me pa cila është paga e njerëzve që janë të punësuar , sepse 47 përqidn e buxhetit të Asociacionit shkon në paga, dhe këto janë arsye të mjaftueshme që të ketë hetim”, tha ai.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, pati një përleshje fizike mes kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovci e atij të Kamenicës, Kadri Rahimaj. Kjo erdhi pasi që kryetarët që vijnë nga LVV kërkuan të ketë transparencë me prani të mediave. Derisa Lladrovci tha se është skenar i partisë në pushtet për largim të vëmendjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat