Kasanof përfundon takimet me Osmanin e Kurtin, s’deklarohet për media

Aktuale

Kasanof përfundon takimet me Osmanin e Kurtin, s’deklarohet për media

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 19:18
Aleksandar Kasanoff

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanoff, nuk ka dashur të deklarojë sot para gazetarëve për bisedimet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Kasanoff fillimisht ka folur me Osmanin e më pas me Kurtin.

Takimi me kryeministrin në Qeverinë e Kosovës nisi pak pas orës 17:00 dhe përfundoi pas një ore.

Pas daljes nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, Kasanof nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjes së gazetarëve të mbledhur se çfarë ka biseduar me Osmanin dhe Kurtin sot në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat