​Kurti jep detajet nga biseda me Kasanof

Aktuale

​Kurti jep detajet nga biseda me Kasanof

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 20:24
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se Kosova dhe SHBA-ja ndajnë vlera dhe qëllime të përbashkëta si dy shtete mike dhe aleate, teksa theksoi rëndësinë e anëtarësimit të vendit tonë në organizatat ndërkombëtare dhe bashkëpunimin reciprok me Uashingtonin zyrtar në këtë drejtim.

Ai gjatë një takimi me ndihmës sekretarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, shprehu konstruktivitetin e Kosovës në proces dhe nevojën për zbatimin e plotë dhe sa më parë të marrëveshjes bazike të Brukselit dhe aneksit implementues të Ohrit.

Kryeministri theksoi edhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal në pritje edhe të samitit të Procesit të Berlinit të hënën e ardhshme, ku trajtoi nevojën e zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila i kontribuon qytetarëve të dy vendeve.

Gjatë takimit Kurti falënderoi SHBA-në për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, energjisë, sigurisë e më gjerë. Ai theksoi edhe progresin demokratik, ekonomik e shoqëror që ka njohur vendi ynë përgjatë këtij mandati qeverisës, me ç'rast veçoi rëndësinë e sigurisë dhe sundimit të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat