Aliu: Po vazhdojnë me angazhim të plotë punimet në rrugën Prizren – Tetovë

Aktuale

Aliu: Po vazhdojnë me angazhim të plotë punimet në rrugën Prizren – Tetovë

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 20:28
Foto ilustrim

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se punimet në rrugën Prizren – Tetovë po vazhdojnë me energji e angazhim të plotë.

Aliu tha për projektin 35 milionësh se është një dëshmi se si një projekt përparon me sukses kur bëhet planifikimi i duhur.

“Me energji e angazhim të plotë po vazhdojnë punimet në projektin 35 milionësh: Rruga Prizren-Tetovë.

Edhe një dëshmi më shumë se si një projekt përparon me sukses kur bëhet planifikimi i duhur, sigurohet buxheti, dhe përfundohen shpronësimet”, shkroi Aliu.

Gjatësia e kësaj rruge, sipas Aliut është 20.3 kilometra, teksa tha se kjo rrugë hapë një korridor të ri rrugor me ndikim në të gjithë rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat