Berisha: Duhet një hetim i thellë nga organet e hetuesisë për bisedën Kusari-Radoiçiq

Aktuale

Berisha: Duhet një hetim i thellë nga organet e hetuesisë për bisedën Kusari-Radoiçiq

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 21:44

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), HIsen Berisha, mendon se duhet nisur një hetim i thellë nga organet e hetuesisë së Kosovës për zbardhjen e audio-incizimeve të reja të publikuara mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Liles dhe ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Mirëpo sipas Berishes, nëse institucionet e sigurisë së Kosovës nuk kanë fuqi për ta bërë një gjë të tillë ai ka thënë se ekzistojnë mekanizma të drejtësisë ndërkombëtare të cilat mund të merren me këtë hetim.

“Mendoj se duhet një veprim i shpejtë institucional në zbardhjen e tërë kësaj situate, ju vetëm për të ruajtur integritetin e përfaqësuesve institucionalë por edhe besimin qytetarë qoftë në përfaqësuesit e vet politik qeveritar qoftë në institucione të shtetit. Pra këtu duhet të kërkohet një hetim i thellë dhe duhet zbardhur komplet kjo situatë nga organet e hetuesisë së vendit. Nëqpftëse nuk ka mundësi atëherë ka edhe mekanizma tjerë të drejtësisë ndërkombëtare, departamente të vecanta ndërkombëtare që merren me hetimin e kriminaliteteve etj.. Pra nëqoftëse nuk ka fuqi ose janë të komprometuara institucionet e sigurisë në Kosovë të cilat duhet të merren me hetimin dhe zbardhjen e këtyre rasteve”, ka thënë ai.

Ndryshe, audio-incizimet janë publikuar të mërkurën nga gazeta Paparaci ku Kusari-Lila dëgjohet duke biseduar me Milan Radoiçiq dhe çështja ka të bëjë me kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese në qershor të 2022-së.

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza-Kusari Lila ka mohuar se në publikimin e audi-incizimit me Millan Radojiçiq, ka biseduar për votimin e ligjit për Pagën Minimale.

Asnjë komunikim nuk ka qenë me Listën Serbe për ligjin për Pagën Minimale, rrjedhimisht incizimet e mbrëmshme janë të fabrikuara për të cilat unë sot kam qenë në policinë e Kosovës dhe Prokurori dhe për to do të vazhdoi rasti i cili i bashkëngjitet rastit të vitit të kaluar kam dorëzuar kallëzim penal për ish-deputetin, Sllavko Simiq”, ka thënë Kusari-Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat