Xani: Ka një minimizim të zërave të pakënaqur në PDK, por mund të shpërthejnë

Aktuale

Xani: Ka një minimizim të zërave të pakënaqur në PDK, por mund të shpërthejnë

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 22:17
Visar Xani

Analisti politik Visar Xani, ka thënë se brenda Partisë Demokratike të Kosovës ka mospajtime në konceptin e partisë dhe në struktura.

Ai ka thënë zërat kundër po synohet të minimizohen por që mund të “shpërthejnë” dhe mund ta dëmtojnë këtë parti në garë edhe për vendin e dytë.

“Po shohim që ka mospajtime në qëndrime të ndryshme. Kanë mospajtime në konceptin e partisë dhe në struktura të caktuara. Vetëm sot i kam lexu dy- tri reagime të ndryshme brenda PDK-së. Ende ka një heshtje ose një minimizim të këtyre zërave, por kam frikën se tash të listat kur dalin mund të shpërthejnë e që mund të dëmtojnë mund për të dal edhe partia e dytë”, ka thënë Xani.

Ai ka thënë se pakënaqësitë nuk kanë të bëjnë me kandidatin për kryeministër, Bedir Hamza, pasi siç ka thënë ai, Hamza është kandidat përmes kompromisit.

Ndryshe në 25 vjetorin e themelimit të kësaj partie, Xani ka thënë se nuk mund të mohohet se kjo parti ka qenë pjesë e proceseve të rëndësishme shtetërore .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat