Limaj tregon se si do reagonte ndaj Kusarit nëse do ishte në vend të opozitës

Aktuale

Limaj tregon se si do reagonte ndaj Kusarit nëse do ishte në vend të opozitës

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 23:21
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se opozita e ka humbur hapin teksa është pyetur për reagimin ndaj shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Të mërkurën u publikuan audio-incizime të Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin.

Limaj tha se po të ishte pjesë e Parlamentit nuk do të shkonte në Kuvend e as nuk do të komunikonte me Mimoza Kusari-Lilën.

Por, ai tha se kjo është dashur të bëhej vitin e kaluar, kur u publikuan audio-incizimet e para.

“Nuk do të kisha shku në Parlament, e as me komuniku me një shefe grupit parlamentar. E kisha diskomuniku. Para 1 viti ka dashur me bë këtë gjë”, ka thënë Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat