Dibran Hoxha-Limajt: Me çka ju ka shantazhu juve Radoiçiqi?

Aktuale

Dibran Hoxha-Limajt: Me çka ju ka shantazhu juve Radoiçiqi?

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 23:24
Fatmir Limaj dhe Dibran Hoxha

Analisti Dibran Hoxha i tha në studio kreut të Nismës Fatmir Limaj se koalicionet e kaluara i kanë pritur me orë të tëra deputetët e Listës Serbe për formimin e Qeverisë. Më pas i shtroi pyetje direkte se me çka i ka shantazhuar Radoiçiq.

Kjo pyetje iu bë Limajt teksa në studio po flitej për përgjimet e Kusari-Lilës me Radoiçiqin.

“Logjika nëse të çon te shantazhi, këta paskan mujtë me shantazhu Lista Serbe përmes qatij përgjimit. Me çka ju kanë shtantazhu juve që keni pritë 6-7 orë për me bo qeverinë? Me çka e kanë shantazhu Mimozën pra?”, i tha Hoxha-Limajt.

“Firmat e tij ishin ushqy në të kaluarën, me tenderë, me autostrada krejt….E kanë ditë shumë mirë se kush është ai”, tha Hoxha për ish-qeveritë se ishin në dijeni për veprimtarinë e Radoiçiqit.

Këtu ndërhyri analisti Ilir Mirena duke thënë : Nuk besoj që kryeministër i shtetit të Kosovës nëse Milan Radojiçiq do të ishte në Listë të Zezë që e kish pritë… (Mirena iu referua takimit të Haradinajt në kryeministri me Radoiçiqin).

Hoxha: Qysh se ka ditë çfarë fuqie kriminale ka Radoiçiqi a?

Më pas fjalën e mori Limaj, i cili ndër të tjera u shpreh:

Limaj: Dhjetëshja serbe është pjesë e sistemit kushtetues, të gjithë këtu kanë qeverisë me Listën Srpska edhe VV-ja ka qeverisë e ka obligim kushtetues, pavarësisht që s’ka pas nevojë për vota. VV-ja nuk ka pas nevojë me pritë se i ka pas numrat, mos me i pas e kish prit fort.

Ndërsa sipas Limaj me pas pas shantazhim të Radoiçiqit ndaj qeverive të kaluara do të ishte publikuar.

“Me pas pas shantazhim të kish dalë (në publik)”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat