AAK zgjërohet në diasporë, Blakaj njofton për themelimin e nëndegës në Würzburg të Gjermanisë

Aktuale

AAK zgjërohet në diasporë, Blakaj njofton për themelimin e nëndegës në Würzburg të Gjermanisë

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 10:10
AAK

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ukë Blakaj, ka bërë të ditur se janë duke punuar për formimin e një nëndeges të re të AAK-së, në Würzburg të Gjermanisë.

Blakaj potencon se ky është një hap për forcimin e rrjetit  në diasporë, si dhe për të përfaqësuar interesat e qytetarëve shqiptarë.

Tutje ka njoftuar se Avni Ajazaj u zgjodh kryetar i nëndegës, ndërsa Afrim Muqaj u emërua nënkryetar.

Ky është njoftimi i plotë:

Përshëndetje të gjithëve, Sot, në qytetin e Würzburg, bashkë me Kryetarin për Bavari, z. Selim Hoti, dhe Koordinatorin për Bavari, z. Fatmir Qufaj, morëm pjesë në një ngjarje shumë të rëndësishme për strukturat tona, atë të formimit të nëndegës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në këtë qytet.

Ky është një hap strategjik në zgjerimin dhe forcimin e rrjetit tonë në diasporë, duke krijuar një bazë të fuqishme për të përfaqësuar interesat e qytetarëve shqiptarë dhe për të mbështetur zhvillimin e Kosovës nga jashtë.

Në këtë takim, Avni Ajazaj u zgjodh kryetar i nëndegës, ndërsa Afrim Muqaj u emërua nënkryetar. Për rolin e sekretarit u caktua Petrit Ibraj, dhe si arkëtar u zgjodh Burim Sylaj. Gjithashtu, kemi emëruar Sami Kelmendin, Valdet Bajramin dhe Pajtim Gashin si koordinatorë për aspekte të ndryshme organizative.

Këta individë të përkushtuar dhe të përgjegjshëm kanë marrë përsipër rolet e tyre me shumë vullnet dhe përgjegjësi për të çuar përpara vizionin dhe misionin e AAK-së në Gjermani. Përgjegjësitë që kanë marrë ata janë një kontribut i rëndësishëm në forcimin e strukturave tona politike dhe në zgjerimin e mbështetjes për AAK-në në diasporë, një segment kyç për të mbështetur proceset politike dhe ekonomike në Kosovë.

Duke krijuar dhe zgjeruar strukturat tona në qytete si Würzburg, ne po ndërtojmë një rrjet të fuqishëm të bashkatdhetarëve tanë, të cilët janë një urë lidhëse mes Kosovës dhe diasporës. Ky rrugëtim i përbashkët është një mundësi për të përfshirë diasporën në proceset politike dhe zhvillimore të Kosovës, për të forcuar zërin tonë në arenën ndërkombëtare, dhe për të siguruar që çdo qytetar, brenda dhe jashtë vendit, të ketë një përfaqësim të fortë dhe të ndershëm.

Në emër të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Gjermani, dua t’i falënderoj të gjithë anëtarët e rinj të nëndegës së Würzburgut për gatishmërinë dhe angazhimin e tyre. Jam i bindur se me përkushtimin dhe bashkëpunimin tuaj, do të mund të realizojmë synimet tona politike, të kontribuojmë në zhvillimin e vendit tonë dhe të mbështesim komunitetin shqiptar në Gjermani. Me shumë respekt dhe mirënjohje, Ukë Blakaj Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat