Plagoset aksidentalisht një zyrtare policore në Prishtinë

Aktuale

Plagoset aksidentalisht një zyrtare policore në Prishtinë

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 10:14
Ilustrim

Një oficere policore është plagosur aksidentalisht nga një koleg i tij në vendin e punës të premten në Prishtinë.

Incidenti ka ndodhur brenda Stacionit Policor Jugu në kryeqytet të premten në mëngjes.

E kontaktuar nga mediumi, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se Inspektorati Policor merret me rastin.

Mediumi ka provuar të kontaktojë sot me Arbër Bekën, zëdhënësin e IPK-së, megjithatë kontakti me të përmes telefonit nuk ka qenë i mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat