U intervistua si i dyshuar për rastin ‘Avicena’, flet deputeti Shabani: S’ka pasur asnjë dëshmi

Aktuale

U intervistua si i dyshuar për rastin ‘Avicena’, flet deputeti Shabani: S’ka pasur asnjë dëshmi

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 10:59
Isak Shabani

Krimet Ekonomike kanë zhvilluar të enjten aksion në shumicën e pikave të rrjetit të laboratorëve dhe poliklinikave ‘Avicena’ në Kosovë, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike. 19 lokacione u mbyllën, 5 rezultuan që s’janë aktive, ndërsa 9 të tjera do të vazhdojnë punën me masat e shqiptuara.

Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta si të dyshuar për rastin janë intervistuar katër persona.

Në cilësinë e personave zyrtarë është intervistuar Ragip Hyseni, zyrtar i MSH-së, Kryesues i Bordit për Licencimin e Institucioneve Private Shëndetësore, pozitë kjo të cilën paraprakisht e ka pasur deputeti i Kuvendit të Kosovës, ish-zyrtari i MSH-së, Isak Shabani, i cili po ashtu është intervistuar në lidhje me këtë rast.

Këta të fundit dyshohet se kanë lëshuar licenca pa u siguruar nëse janë plotësuar kushtet sipas ligjeve në fuqi.

Në lidhje me këtë media e ka kontaktuar deputetin e PDK-së, Isak Shabani, i cili ka konfirmuar se dje është intervistuar në lidhje me rastin “Avicena”.

“Po jam intervistuar, nuk ka pasur asnjë dëshmi për mua, kështu që mbetet me u kompletu, me shiqu landën. Për një rast, veç për një rast prej 36-ve, jam intervistuar dhe jam liruar… I respektoj dhe do t’i ndjekim procedurat deri në fund, për çdo lëshim të mundshëm nëse ka pasë dikush”, ka thënë ai.

Ndërkaq, nga ‘Avicena’ si të dyshuar për rastin janë Amar Shuki, Driton Shuki dhe Alban Shuki, dy prej të cilëve janë shoqëruar në Polici dhe janë intervistuar nga hetuesit.

Pas përfundimit të procedurave, të njëjtit janë lënë të lirë, ndërsa hetimet për rastin do të vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat