Pacolli flet për dy hulumtime në konferencën e thirrur nga VV-ja

Aktuale

Pacolli flet për dy hulumtime në konferencën e thirrur nga VV-ja

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 11:34
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka bërë të ditura arsyet e konferencës së sotme.

Gjatë fjalës së saj, ajo tha se në kuadër të Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, janë bërë dy hulumtime që kanë të bëjnë me tjetërsimin e dy pronave publike.

Bashkë me deputetin Milazim Salihaj, ajo zbuloi se fjala është për tjetërsimin e pronës publike te Fakultetit Teknik dhe të Radio Televizionit të Kosovës.

“Në bazë të analizave kemi kuptuar që tjetërsimi ka ndodhur në mënyrë të jashtëligjshme. Komisioni mbulon edhe çështjen e Kadastrit, pra çështjen e pronave. Ne si Komision kemi analizuar dy rastet. 68 ari pronë kjo në kompleksin e parcelave në Fakultetin Teknik dhe nga të gjeturat dyshohet se prona publike është licensuar kundërligjshëm nga se edhe në bazë të hulumtimeve origjinalin e këtij aktgjykimi nuk e kemi gjetur në asnjë vend të Kosovës. Kanë munguar dokumentet bazë të cilat e dëshmojnë që tjetërsimi ka mundur të ndodhë në mënyrë ligjore. Universitetit të Prishtinës për këtë lënd i kërkohet mbi 2 milionë euro qira për t’i paguar kësaj toke për shfrytëzimin e saj”, tha Pacolli.

“Rasti i dytë ka të bëjë me pronën publike të RTK-së me sipërfaqe prej 2.92 hektarë në zonën katasdrale të Çagllavicës. Ky tjetërsim i pronës publike është bërë në mënyrë të kundërligjshme. E kemi kërkuar origjinalin e aktgjykimit dhe askund nuk e kemi gjetur”, shtoi Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat