“Pse Mimozë e ndjekët me pushkë Radoiçiqin, pse nuk e vizituat në qendrën e BIA-s serbe sikurse ne”?

Aktuale

“Pse Mimozë e ndjekët me pushkë Radoiçiqin, pse nuk e vizituat në qendrën e BIA-s serbe sikurse ne”?

Nga: N. Sh. Më: 11 tetor 2024 Në ora: 11:40
Mimoza Kusari – Lila

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka ironizuar me opozitën në Kosovë.

Miftari ka bërë disa pyetje publike për Mimoza Kusarin e cila po akuzohet se ka biseduar në telefon me Milan Radoiçiqin.

Pyetjet e Miftarit janë ironizim me opozitën, e të cilat ia ka drejtuar Mimoza Kusarit.

Më poshtë postimi i plotë:

Pse Mimozë, pse!

Pse Mimozë ke fol por nuk je taku, me nejt këmbëkryq live me Radoiçiqin sikurse rrishim ne?

Pse Mimozë na keni ndjek me pushkë Radoiçiqin kur e kemi pas liruar ne?

Pse mos me mbajtë Mimozë ju qeverinë me listën serbe sikurse ne?

Pse Mimozë mos me taku në zyre live sikurse ne?

Pse Mimozë mos me bë biznes e miliona me Radoiçiqin e Veselinoviqin sikurse ne?

Pse Mimozë s’i ke shkuar në vizitë Radoiçiqit në veri në qendrën e BIA-s serbe sikurse ne?

Pse Mimozë nuk je shkuar në shtëpi te Radoiçiqi natën sikurse i kemi shkuar ne?

Pse Mimozë nuk vjedhni ju miliona bashkë me Radoiçiqin siç kemi vjedh ne?

Pse Mimozë me kthy sovranitetin e Kosovës në veri e mos me lanë siç e lam ne veriun në duar të Radoiçiqit, Simiqit, Rakiqit...  e me lanë ligjin në dorë të Rojeve të urës siç e kemi lanë ne PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, AKR...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat