Abdixhiku nuk e ndalë fushatën, i premton Kasanofit riparimin e raporteve me SHBA-në nëse fiton LDK

Aktuale

Abdixhiku nuk e ndalë fushatën, i premton Kasanofit riparimin e raporteve me SHBA-në nëse fiton LDK

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 11:46
Pamje nga takimi

Takim me emisarin amerikan Alekasnder Kasanof ka zhvilluar sot edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në këtë takim Avbdixhiku ka ngritur si shqetësim raportin e dëmtuar të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në dhe partnerët e tjerë strategjikë dhe të sigurisë.

 Abdixhiku i ka thënë zyrtarit të lartë amerikan se nëse LDK do të drejtojë Qeverinë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, do të jetë prioritet riparimi i raporteve me SHBA.

“Kryetari Abdixhiku e siguroi z. Kasanof se, me formimin e qeverisë së re, të drejtuar nga LDK-ja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, riparimi i këtyre raporteve do të jetë çështje e prioritetit më të lartë”, ka shkruar Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat