Kasanof pritet me fishkëllima në veri

Aktuale

Kasanof pritet me fishkëllima në veri

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 12:00
Foto nga vendi i ngjarjes

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, nga dita e djeshme po qëndron në Kosovë.

Dje ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, kurse sot ka zhvilluar takime me partitë opozitare në vend.

Pas këtyre takimeve, zyrtari amerikan ka vizituar edhe veriun e Kosovës.

Gjatë një shëtitjeje që bëri në Mitrovicë të Veriut, Kasanof u prit me fishkëllime.

Në një prej kafeneve u pa edhe Aleksandar Arsenijeviq, politikani serb nga veriu, i cili kohëve të fundit po bie ndesh me organet e rendit shumë shpesh.

Atij madje iu caktua masa e ndalimit prej 48 orësh ditë më parë, ndërsa mbrëmë u lirua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat