Një bombolë e gazit ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në Pejë, ku si pasojë një person ka vdekur.
Viktima Visar Muriqi ishte ftuar nga biznesi “Delta Group”, pronë e vëllezërve Jusaj që të bënte shndërrimin e bombolës së gazit dhe e njëjta të përdorej për derivate të tjera.
Në momentin e arritjes viktima ka nisur të punojë në këtë bombolë që gjendej nëntokë, por e njëjta ka shpërthyer.
Nga ky shpërthim, trupi i viktimës është goditur nga vala shpërthyese, ku edhe është dëmtuar seriozisht duke u shkaktuar vdekje e menjëhershme.
Ndërkohë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi i ka thënë gazetës se aktualisht në vendin e ngjarjes janë kryeprokurori, udhëheqësi i departamentit për krime të rënda, drejtori i policisë dhe njësite tjera relevante.