Pal Lekaj: Kemi pasur të drejtë që iu kemi thënë në ditët e para që kryeministri është mashtrues

Aktuale

Pal Lekaj: Kemi pasur të drejtë që iu kemi thënë në ditët e para që kryeministri është mashtrues

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 13:20
Pal Lekaj

Video-incizimet mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe terroristin Milan Radoiçiq, kanë bërë që Kuvendi i Kosovës sot të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Lidhur me këtë, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se fajin se ka Kusari-Lila por kryeministri Albin Kurti.

Po ashtu, ai thotë se sot partia e LVV-së nuk është në seancë për ta mbrojtur shefen e tyre, pasi nuk kanë të drejtë pas gabimit historik të tyre.

“Kanë ardhë me entuziazëm, me patriotizëm sepse janë mbështet prej 50 për qindtë qytetarëve, dhe pas katër vjetëve ata po shkojnë me kokulur. Nuk kanë bërë asnjë veprim në asnjë segment që qytetari do ta mbajë mend”.

“Nuk i ka fajet Kusari-Lila, por kryeministri, se me koordinime të tij keni vepruar, e Dejona, ku jeni sot, ku jeni fshehur, pse nuk po e mbrojnë Mimozën. Nuk keni të drejtë se keni bërë një gabim që historia nuk do t’ua fal”, tha Lekaj.

“Kemi pasur të drejtë që iu kemi thënë në ditët e para që kryeministri është mashtrues, dhe do t’iu mashtrojë për jetë e mot nëse i besoni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat