Haki Abazi: Janë dy grupe parlamentare që s’janë prezentë këtu, Lista Srpska dhe LVV

Aktuale

Haki Abazi: Janë dy grupe parlamentare që s’janë prezentë këtu, Lista Srpska dhe LVV

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 13:31
Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka mërrë fjalën në seancën e jashtëzakonshme ku po flitet për bisedën në mes të Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit.

Abazi ka thënë se në këtë seancë po mungojnë vetëm dy parti, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.

 “Janë dy grupe parlamentare që s’janë prezentë këtu, Lista Srpska dhe LVV. S’është veç simbolik kjo punë. Ka arsye që po e filloj këtë diskutim në këtë mënyrë”, ka thënë Haki Abazi.

“Para zgjedhjeve e të ardhshme duhet të dekonstruktohet koordinimi me Sprskan e Radoiçiqin.

E kemi obligim të zbërthejmë deri në fund që bisedat e Kusari-Lilës janë taktika të Albin Kurtit për të arritë tensionimin e mjaftueshëm”, ka shtuar tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat