​Haradinaj nuk i ndal akuzat ndaj kryeministrit: Kurti është spiun i Serbisë

Aktuale

​Haradinaj nuk i ndal akuzat ndaj kryeministrit: Kurti është spiun i Serbisë

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 13:36
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti se me ardhjen e tij në pushtet është ringjallur ndikimi i Milan Radoiçiqit në Kosovë.

Ai tha se në vitin 2018 është bastisur banesa e Radoiçiqit dhe se që nga ajo kohë ai ka ikur nga drejtësia e Kosovës. Prej asaj periudhe, Haradinaj tha se ka ndërprerë çdo komunikim me Radoiçiqin, derisa shtoi se kushdo që e dëshmon të kundërtën le t’i publikojë dëshmitë.

Haradinaj: Radoiçiq është ringjallur nën pushtetin e Kurtit

“Që nga ajo ditë e bastisjes, kryetar i atëhershëm i qeverisë, Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës dhe deputeti s’ka asnjë komunikim me zotëri Radoiçiqin të çfarëdo natyre. Kush e ka ndonjë të dhënë të këtij komunikimi e lutem qitni publikisht e ku dëshironi. Kur e ka ndjek drejtësia jonë në atë kohë, ai ka pasur të drejtat e veta me ardh dhe me u përballë me ligjin, por e ka zgjedh një rrugë tjetër të ikjes nga drejtësia. Si i ikur ndikimi i këtij në proceset e brendshme të tij në Kosovë është rishfaqur me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit”, tha Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit, gjatë debatit parlamentar për përgjimet e publikuara ndërmjet shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me ish nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Ai tha se prapa komunikimit të Kusari-Lilës me Radoiçiq qëndron kryeministri Albin Kurti, derisa ritheksoi akuzën se ai është spiun i Serbisë.

Haradinaj: Kurti është spiun i Serbisë

“Ne po i gjuhemi në qafë Kusari-Lilës me të drejtë se ajo është zbatuesja, por mos të harrojmë se ajo është vartëse e Albin Kurtit. Marrëveshjen Lista Serbe-Vetëvendosje me i largu veteranët në pagën minimale e ka bërë Albin Kurti me Radoiçiqin. Unë nuk them me Radoiçiqin por me Vuçiqin. Deputetë mos harroni këtë dhe këtu e them se Kurti është spiun i Serbisë është njeri i Serbisë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat