Naser Hafizi del para Gjykatës, pritet të vendoset për masën e sigurisë ndaj tij

Aktuale

Naser Hafizi del para Gjykatës, pritet të vendoset për masën e sigurisë ndaj tij

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 14:20
Naser Hafizi

Ushtruesi i Detyrës së Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit Planfikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Naser Hafizi, sot është paraqitur në seancën dëgjimore, pasi u arrestua dje nën dyshimet për keqpërdorim detyre.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, tha se seanca është caktuar për në orën 13:00.

Gjyqtari i procedurës paraprake pritet që të vendos më pas për masën e sigurisë ndaj Hafizit.

Naser Hafizi dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.

Të martën, me urdhër të Prokurorisë Speciale u zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedsit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Gjatë këtij aksioni u arrestua zv/sekretari i Ministrisë, Izedin Bytyqi, derisa për Hafizin u tha se nuk është gjetur në banesën e tij.

“I arrestuari me inicialet I.B. dyshohet se ka kryer veprat penale: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Armëmbajtje pa leje”, kurse i dyshuari tjetër me inicialet N.H. dyshohet se ka kryer veprat: “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” “Shpëlarje e parave” dhe “Mosraportim apo raportim i rremë i pasurisë i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër pasurore ose i detyrimeve financiare”.”, thuhej në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë dhe Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat