Haxhiu: Kurti të japë llogari pse vetëm ai u fal nga Koshtunica

Aktuale

Haxhiu: Kurti të japë llogari pse vetëm ai u fal nga Koshtunica

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 14:32
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet biseda në mes Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqit, i akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë.

Gjatë fjalës së tij, Haxhiut këtë bisedë e quajti tradhti kombëtare.

Tutje, ai i kërkoi kryeministrit Albin Kurti një gjë.

“Prapa krejt kësaj masakrade dhe tradhtie kombëtare qëndron Albin Kurti, i cili përveç takimit në Binç, duhet të japë edhe llogari si dhe pse vetëm ai nga të gjithë të burgosurit politikë shqiptarë ishte i falur dhe jo i liruar nga Kushtinica” – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat