Deliu-Kodra: Ndjehem keq për strukjen e deputetëve të VV-së për audio-incizimin e Kusari-Lilës

Aktuale

Deliu-Kodra: Ndjehem keq për strukjen e deputetëve të VV-së për audio-incizimin e Kusari-Lilës

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 14:57
Blerta Deliu-Kodra

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët nuk janë të pranishëm në seancën e sotme të jashtëzakonshme për audio-incizimin e shefes së Grupit Parlamentar të tyre, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiqin, të kërkuarin e kryesor të Kosovës për agresionin në Banjskë në shtatorin e vitit të kaluar.

Ajo ka deklaruar se i vie keq për një pjesë të deputetëve të LVV-së, të cilët sipas saj, mendon se nuk pajtohen me veprimin e Kusari-Lilës.

“Kjo zbrazëti e kësaj shumice e cila sot nuk është këtu e para flet për përgjegjësinë që kanë para qytetarëve të Kosovës sepse kolegët deputetë në vështrimin tim edhe në radhët tyre ka deputetë që e kanë një tro integriteti.

“Ndejhem keq për strukjen që kanë bërë, ndjehem keq për një deputet që nuk ndihet ta thotë një fjalë të vetme këtë e kam ndje edhe dje. Jam e bindur se prej tyre janë shumë që nuk pajtohen me koordinimin e Kusari-Lilës me të kërkuarin e Kosovës, me personin që është në listë të zezë të ShBA-së, kryekriminelin Milan Radoiçiqin”.

“Nuk e di çka do t’i thonë nesër qytetarëve që do të dalin në zgjedhje”, ka thënë Deliu-Kodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat