Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka reaguar në ‘facebook’ duke publikuar një video nga momenti kur si ministër kishte dhënë me koncesion Aeroportin e Prishtinës për një kompani turke.
Ky reagim i Limajt ka ardhur pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, sot ka publikuar të dhëna për rritjen e të hyrave nga Aeroporti dhe ka paralajmëruar se numri i vizitorëve pritet të shkojë në 4 milionë gjatë këtij viti.
Limaj ka shkruar se kjo është kontrata më e suksesshme në historinë moderne të Republikës së Kosovës.
“Tani që po jetoni rezultatet e projeksioneve tona, është mirë ta kuptoni se sukseseve të shtetit i duhet duartrokitur gjithmonë”, ka shkruar Limaj.