Limaj-Muratit për Aeroportin: Tani që po jetoni rezultatet e projeksioneve tona, duartrokisni ato

Aktuale

Limaj-Muratit për Aeroportin: Tani që po jetoni rezultatet e projeksioneve tona, duartrokisni ato

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 15:15
Limaj-Muratit për Aeroportin: Tani që po jetoni rezultatet e projeksioneve tona, duartrokisni ato

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka reaguar në ‘facebook’ duke publikuar një video nga momenti kur si ministër kishte dhënë me koncesion Aeroportin e Prishtinës për një kompani turke.

Ky reagim i Limajt ka ardhur pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, sot ka publikuar të dhëna për rritjen e të hyrave nga Aeroporti dhe ka paralajmëruar se numri i vizitorëve pritet të shkojë në 4 milionë gjatë këtij viti.

Limaj ka shkruar se kjo është kontrata më e suksesshme në historinë moderne të Republikës së Kosovës.

Tani që po jetoni rezultatet e projeksioneve tona, është mirë ta kuptoni se sukseseve të shtetit i duhet duartrokitur gjithmonë”, ka shkruar Limaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat