Mungesa e ushqimit për ushtarët, Çitaku: Turp për besë

Aktuale

Mungesa e ushqimit për ushtarët, Çitaku: Turp për besë

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 15:44
Vlora Çitaku

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj letrës së komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, i cili flet për mungesën e ushqimit për ushtarët.

Ajo ka bërë me dije se nuk po gjen fjalë për me e shfry mllefin.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se kjo qeveri është e papërgjegjshme.

“Sot u publikua një letër e komandatit të FSK-së, ku alarmohej për mungesë ushqimi për ushtarët e FSK-së. S`po gjejë fjalë me e përshkru mllefin. Kjo qeveri ështe e papërgjegjëshme, e paaftë, e rrezikshme. Turp për besë”, ka shkruar Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat