Tha se Serbia mund ta marrë Kosovën për 9 orë, vjen reagimi i ashpër ndaj Berat Buzhalës - i përmenden këto gjëra

Aktuale

Tha se Serbia mund ta marrë Kosovën për 9 orë, vjen reagimi i ashpër ndaj Berat Buzhalës - i përmenden këto gjëra

Nga: A.M. Më: 11 tetor 2024 Në ora: 18:18
Berat Buzhala

Veprimtari shqiptar nga Amerika, Ramazan Bekteshi ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të gazetarit Berat Buzhala, ku thoshte se “Talibanët e morën Afganistanin për 9 ditë, Serbia e merr Kosovën për 9 orë”.

Bekteshi përmes një postimi në Facebook u shpreh se këto janë dezinformata të porositura, ku gazetari në emër të fjalës së lirë shpërndan të pavërteta për profit nga burtime të dyshimta, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Dezinformatat e porositura!

Kur një gazetar/analist në emër të fjalës së lirë shpërndan të pavërteta, propagandë dhe defitizëm për profit nga burime të dyshimta, për ta ligështuar ende këtë popull të lodhur me plot halle me këto deklarata, që kurrë, kurrë s'do të ndodhin edhe pse autori do të dëshironte të ndodhin. Pra, mendimet dëshiruese personale i lanson si të mundshme apo të vërteta me një shejtanllëk si që di ai, që ende shiten te një masë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat