Bajqinovci: Opozita e fundosur totalisht, me mllef po shpifë ndaj Vetëvendosjes

Aktuale

Bajqinovci: Opozita e fundosur totalisht, me mllef po shpifë ndaj Vetëvendosjes

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 18:43
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka shkruar se opozita është e fundosur totalisht dhe me shpifje po bën përpjekje të dëmtojë VV-në.

Mirëpo sipas tij, opozita e ka kot.

“Kredibiliteti i tyre është i lidhur ngushtë me krimin e organizuar dhe korrupsionin – këtë nuk e them vetëm unë, por edhe raportet ndërkombëtare dhe kombëtare. Sot, të gjithë miqtë e Radojqiçit dhe Zvonkos janë ngritur në këmbë, sepse i larguam nga Kosova, duke vendosur drejtësi dhe rend”, ka shkruar Bajqinovci.

“Ata që duan t’i mbrojnë këto struktura kriminale janë pjesë e së kaluarës. Nuk ktheheni më në pushtet, populli nuk lejon që Vuqiçi prapë të kontrollojë veriun, ose të dëmtohet shteti me nga 53 milion euro apo të grabiten 2 milion nga thesari i shtetit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat