Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Partinë Demokratike të Kosovës ka qëndruar sot në Departamentin Amerikan të Shtetit ku është pritur në takim nga Anne Morrison, zyrtare e lartë për Kosovën.
"Sot u prita në Departamentin Amerikan të Shtetit, në një takim me Anne Morrison, Zyrtare e Lartë për Kosovën.
Diskutuam për shumë çështje që lidhen me Kosovën dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara mbeten aleati kryesor dhe i padiskutueshëm i popollit të Kosovës, dhe kjo miqësi është kapitali më i madh politik që ka vendi ynë", tha Gruda.