Krasniqi: Kurti dhe Kusari u bën bashkë me Radoiçiqin për të dëmtuar interesat e veteranëve të UÇK-së

Aktuale

Krasniqi: Kurti dhe Kusari u bën bashkë me Radoiçiqin për të dëmtuar interesat e veteranëve të UÇK-së

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 19:00
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka komentuar skandalin e Mimoza Kusari-Lilës kur u publikua audio-incizimi duke biseduar me terroristin Milan Radoiçiq për të siguruar votat për ligjin për pagën minimale dhe zgjedhjen e një gjyqtari të Kushtetueses.

Deputetja ka thënë se skandali “Zdravko” nuk mbaron me kaq sepse pazaret me kriminelin Radoiçiq janë të mëdha.

Postimi i saj i plotë:

Skandali zdravko nuk mbaron me kaq sepse pazaret me Kriminelin Radojçiç janë të mëdha.

Kur doli skandali i përgjimit të parë nuk ishte diçka që nuk e kam pritur sepse jemi mësuar që ky Kryeministër të glorifikoj kriminel serbë, ashtu siç bëri me Oliver Ivanoviq i cili ishte i akuzuar për krime lufte në vitin 1999 si dhe vrasje të rëndë në vitin 2000, ishte shpallur fajtor dhe ishte dënuar me nëntë vjet burg.

Përgjimet e fundit nxorrën në pah koordinimin e fuqishëm të Albin Kurtit me Radojcicin përmes veglave të tyre, Mimozës dhe Slavko Simiçit. Pra, Mimoza nuk është fajtorja e vetme sepse kjo vetëm urdhrat e shefit të saj i ka zbatuar dhe për cilat favore? Për t’i lënë veteranët jashtë rritjes së pagave,

PRA, Të nderuar qytetarë,

U bën bashkë Albini e Radojçiçi, Mimoza e Slavko për t’i lën jashtë rritjes së penisoneve  veteranët dhe paramendojeni, për zgjedhjen e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese.

Nuk është vetëm akt tradhëtie por edhe idiotësi e llojit të vet që agjenda e Kuvendit dhe organit më të lartë të gjyqësisë pra Gjykata Kushtetuese të dirigjohen nga agjendat e terroristit Radojçiç.

Është e turpshme dhe e neveritshme zhurma e krijuar për t’u hedhur hi syve qytetarëve.

Dhe çka ndodhë: Albin Kurti, Mimoza e Vetëvendosje tentojnë t’ia lenë fajin gazetarëve.

Po tentojnë me ia lënë fajin gazetarëve që po bëjnë punen e tyre, me informu qytetarët për veprimet kundër shoqërisë sonë dhe Republikës së Kosovës.

Por faji e ka vetëm një adresë: Albin Kurti dhe Mimoza Kusari, të cilët kanë bërë pazare të ndyta me një terrorist serb duke dëmtuar interesat e veteranëve të UÇK-së dhe duke cenuar pavarësinë e organit më të lartë Kushtetues.

Koordinimi me kriminelin Radojçiç dhe biseda me të ka ndodhur pasi që është futur në listën e zezë nga ShBA dhe pasi që ka pasur fletarrest nga Policia e Kosovës.

Është e tmerrshme për qytetarët e Republikës së Kosovës që nga Kryeministri Kurti kërkohet koordinim me një kriminel i cili organizoi sulm në veri dhe vrau heroin tonë Afrim Bunjaku.

Pastaj kanë fytyrë dhe shkojnë e vizitojnë familjen e tij dhe bëhen sikurse nuk ka ndodhur asgjë ndërsa vetëm pak muaj më parë kanë bërë pazare në kurriz të Republikës.

Ky njeri e ka dëshmuar ndër vite se është i gatshëm të shkel mbi trupa të njerëzve të vdekur vetëm për të arritur në pushtet por ky Kryeministër ka kaluar çdo limit duke shkel mbi varret e heronjve sikur Afrim Bunjaku dhe mbi mundin e sakrificën e veteranëve vetëm për t’i përmbushur kërkesat e mercenarit të Vuçiçit, Milan Radojçiç.

Republika e Kosovës është në pozitën më të keqe ndonjëherë para aleatëve dhe si mundet ky Kryeministër të kërkoj para aleatëve tanë të ekstradohet dhe të burgoset Radojçiçi dhe njëkohësisht bëjnë pazare bashkë.

Është totalisht joserioz karshi aleatëve një Kryeministër që paradite e shan dhe masdite bëjnë marrëveshje me një super kriminel sikur Milan Radojçiç.

Prandaj, Albin Kurti dhe grupi i tij kriminal me 9 shkurt do ta marrin dënimin e merituar sepse dëmet janë të mëdha dhe në favor të Serbisë.

Këto dëme që po shkaktohen nga pazaret e Albin Kurtit po e bëjnë Kosovën të dobët, Vuçiçi e do dhe e ëndërron një Kosovë të dobët. Vuçiçi e do një Kosovë të izoluar e Albin Kurti dhe qeveria e tij për 4 vite ia ofroi pikërisht atë gjë.

Të nderuar qytetarë,

Çdo fjalë është e tepërt per veprimet e fundit  te kryeministrit Albin Kurti dhe mashes se tij politike Mimozen

Do të ju mallkojnë gjenerata të tëra për dëmin që jeni duke ia shkaktuar Republikës së Kosovës.

Turpi ju mbuloftë për poshtërimin që ua keni bërë veteranëve dhe atyre që luftuan kundër ushtrisë së Millosheviçit dhe kriminelëve si Radojçiç.

Turp ju qoftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat