Tahiri thotë se ka dakordim mes opozitës që të mos formohet qeveri me LVV-në

Aktuale

Tahiri thotë se ka dakordim mes opozitës që të mos formohet qeveri me LVV-në

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 19:16
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Nuk ka diskutim brenda partive opozitare për kriterin apo kush a është ai që del i pari apo mbi

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka dhënë një informacion ekskluziv lidhur me zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit.

Në emisionin DPT Fidani, ai tha se partitë opozitare të vendit kanë biseduar me njëra-tjetrën që të mos bëjnë koalicione me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila tashmë është në krye të vendit duke qeverisur.

“Nuk ka garanc, janë disa tema të rëndësishme së pari për të ndodhur qeveria e ardhshme, duhet të vendoset një kriter kush është i pari e kush është i dyti”.

“Kjo është ekskluzive pasi po flasim, nuk ka diskutim brenda partive opozitare për kriterin për formën apo kush a është ai që del i pari, varet shumë i pari”.

“Ka dakordancë që nuk shkojmë me LVV-në”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat