Kosova rrezikoi përjashtimin nga Procesi i Berlinit, gazetari i medias gjermane: Do të ishte një grusht tepër i rëndë!

Aktuale

Kosova rrezikoi përjashtimin nga Procesi i Berlinit, gazetari i medias gjermane: Do të ishte një grusht tepër i rëndë!

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 22:44
Gazetari Bahri Cani

Gazetari i medias gjermane Bahri Cani ishte këtë të premte i ftuar në një emision televiziv, ku tha se zgjidhja që Kosova të përfaqësohej në Procesin e Berlinit, erdhi në momentin e fundit, ndërkohë që sipas tij, kjo gjë duhet të ishte bërë më herët.

Ai tha se Do ishte tepër e rëndë nëse Kosova do përjashtohej nga ky proces pasi do ndikonte keq për popullin dhe për politikat e jashtme të Kosovë.

“Diplomacia e Kosovës duhet të bëjë hapa para se të bëhen presione nga jashtë. Ky është një gabim i madh që bën qeveria e Kosovës. Por vendimi është i drejtë sepse përjashtimi i Kosovës nga Procesi i Berlinit, do të ishte definitivisht një grusht tepër i rëndë për popullin e Kosovës dhe për politikat e jashtme të saj.

Janë në pyetje interesat e Kosovës, janë në pyetje interesat e qeverisë dhe të diplomacisë. Më vjen shumë keq që me këto presione po punohet në momentin e duhur, se duket sikur çdo gjë duhet të bëhet në presion”, tha  Cani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat