Shkodra: Qeveria nuk do ta dërgojë draftin e Asociacionit para zgjedhjeve

Aktuale

Shkodra: Qeveria nuk do ta dërgojë draftin e Asociacionit para zgjedhjeve

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 23:15
Magbule Shkodra

Njohësja e proceseve politike, Magbule Shkodra, tha se Qeveria Kurti nuk do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe para zgjedhjeve të 9 shkurtit të vitit 2025 që do të mbahen në Kosovë.

“Do të presë të përfundojnë zgjedhjet, e pastaj ta dërgojë. Unë nuk e kam të qartë pse qeveria nuk e dërgon në Kushtetuese draft-statutin”, tha ajo sonte në ‘Lajmet e Fundit’, në televizonin publik.

Shkodra ka vlerësuar se qeveria ka marrë vendim të mirë për mallrat serbe, sepse Kosova do të ishte në rrezik të përjashtohej nga CEFTA.

Sipas saj, pavarësisht kush i fiton zgjedhjet në Kosovë, obligimet ndërkombëtare do të mbesin për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat