Nikçi: Policia po punon për të kapur kërcënuesit e prokurorit Qavolli

Aktuale

Nikçi: Policia po punon për të kapur kërcënuesit e prokurorit Qavolli

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 00:14
Shkodran Nikçi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, thotë se policia po punon intensivisht për kapjen e atyre që e kërcënuan prokurorin Ersan Qavolli, pas sekuestrimit të mbi 1 ton drogë në Pejë – aksion ky i kryer në fund të muajit të kaluar.

“Instensivisht Policia e Kosovës është duke punuar për arrestimin dhe kapjen e tyre. Aktualisht besoj se policia është në terren duke punuar për kapjen e këtyre autorëve që kanë kërcënuar prokurorin Ersen Qavolli”, u shpreh ai.

Nikçi në “Edicionin Special” tha se prokurori është kërcënuar personalisht, por edhe me familje, ndërsa këto kërcënime janë parë si serioze.

“Është kërcënuar personalisht, por edhe me familje. Ndërkaq këto kërcënime janë parë si serioze. Kemi marrë mbështetje dhe përkrahje të fuqishme nga Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit”.

Zëdhënësi tha se këto kërcënime janë veç motiv shtesë për prokurorët për të vazhduar punën e tyre.

“Kjo është një motiv shtesë për të punuar më shumë. Kriminelët e kanë përfundimin në burg. Prokurori i Shtetit sipas detyrës zyrtare duhet t’i luftojë të gjitha dukuritë negative”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat