Kica-Xhelili: Strategji e dobët, VV po tenton t’i bindë qytetarët që çfarëdo që zbulohet kundër tyre është shpifje

Aktuale

Kica-Xhelili: Strategji e dobët, VV po tenton t’i bindë qytetarët që çfarëdo që zbulohet kundër tyre është shpifje

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 00:23
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, e ka cilësuar si strategji të dobët formën e Lëvizjes Vetëvendosje për t’i cilësuar si shpifje skandalet kundër tyre.

Kica-Xhelili i ka përmendur disa nga skandalet e kësaj qeverie, duke e cilësuar si strategji të dobët idenë e tyre për të “mashtruar” qytetarët.

Sipas saj, është shumë e shpifur bindja e tyre se qytetari është “tabullarasë”.

“Çfarë strategjie e dobët! VV po tenton t’i bindë qytetarët që çkaaaado që zbulohet për ta tani e tutje, qenka shpifje. Dmth, nëse zihen duke vjedhur – qenka shpifje. Nëse zihen duke u koordinuar me Listen Serbe, qenka prap shpifje. Nëse zihen me tendera milionësh, praaaaap shpifje. E vetmja gjë e shpifur në këtë mes është bindja e tyre që qytetari është “tabullarasë”, thuhet në postimin e saj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat