Shkodra për ushqimin e ushtarëve: Institucionet po ecin me shpejtësinë e breshkës në zgjidhjen e problemit

Aktuale

Shkodra për ushqimin e ushtarëve: Institucionet po ecin me shpejtësinë e breshkës në zgjidhjen e problemit

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 00:29
Selam Shkodra

Njohësi i çështjeve politike, Selam Shkodra ka folur për ‘kaosin’ rreth furnizimit me ushqim të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas tij, kjo është një situatë e papranueshme, teksa tha se për këtë çështje nuk ka transparence nga FSK-ja dhe Ministria e Mbrojtjes.

“Nuk është një situatë e këndshme , është një situatë e papranueshme për kundër asaj që nuk po ka transparencë nga FSK-ja por edhe nga MInistria e Mbrojtjes, por megjithatë lajmet po dalin nga mediat”, deklaroi Shkodra.

Tutje, ai theksoi se populli kosovar pret që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejtë, teksa akuzoi institucionet se ‘po ecin me shpejtësinë e breshkës’ në zgjidhjen e këtij problemi.

Ai në emisionin “Info Nata”, përmendi edhe letrën e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari drejtuar ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonicit lidhur me çështjen e ushqimit të ushtarëve, ku ai ka kërkuar zgjidhje konkrete, në të kundërtën do të detyrohen të marrin masa.

E që sipas Shkodrës, ky mesazh është një alarm, e që i shërben vetëm dashakeqësve të vendit.

“Popullata pret që kjo situate të zgjidhet sa më shpejtë, siç duket institucionet po ecin me shpejtësinë e breshkës në zgjidhjen e problemit të FSK-së,” u shpreh Shkodra.

“Tashmë është bërë publike edhe një letër e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës zoti, Jashari drejtuar Ministrit të Mbrojtjes, dhe kjo është një alarm ku mendoj që i shërben vetëm dashakeqësve të vendit”, deklaroi ai.

“Ishte një paralajmërim  nga komandanti i FSK-së, andaj mendoj që gjitha institucionet duhet të veprojnë me urgjencë me qëllim të zgjedhjes së kësaj problematike në të kundërtën lenë të kuptohet se menaxhmeti dhe tërë kabineti qeveritar nuk ka treguar afemitet në zgjidhejn e problemit të FSK-së për kundër që mund të shihet si një propblem periferik por lenë të kuptohet që nuk ka pasur vëmendje në zgjedhjen e këtyre problemeve.”, përfundoi Shkodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat