Opinionisti Lirim Gashi ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit për përgjimet e shefes së grupit paralemtar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila, me terroristin Milan Radojçiq.
Sipas tij, sasia e marrëzisë që prodhojnë krerët e opozitës dhe gazetarë e analistë që i favorizojnë është aq e madhe, sa as jorgani i Universit nuk mund ta mbulojë.
Prandaj, sipas Gashit, asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë për popullin e Kosovës dhe votim.
“Sasia e marrëzisë që prodhojnë krerët e opozitës sonë dhe gazetarët e analistët që i favorizojnë, është aq e madhe, sa as jorgani i Universit nuk mund ta mbulojë.
Prandaj, asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë për popullin e Kosovës që ta votojë njeriun e duhur në vendin dhe kohën e duhur”, ka shkruar Gashi.
Populli shqiptar, sipas opinionistit, e ndjen që liderëve të opozitës i dhemb shpirti që pushteti i Kurtit i ka lënë pa kumbarët e dashur mafioz Radojçiqin dhe Veselinoviçin.
Tutje, ai ka dhënë edhe parashikimin e tij për zgjedhje.
“Populli shqiptar i Kosovës e ndjen në çdo qelizë të trurit të çdo individi normal se sa shumë u dhemb shpirti liderëve të opozitës sonë që pushteti i Kurtit i ka lënë pa kumbarët e dashur mafioz Radojçiqin dhe Veselinoviçin.
Prandaj në përputhje me këté ndjenjë do t'i lërë pa vota në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ata që i kanë lexuar me kujdes shkrimet e mia në katërmbëdhjetë vitet e fundit e dinë shumë mirë se parashikimet e mia janë më të sakta se ato të Baba Vanges, megjithëse të sajat bazohen në spekulime fetare, ndërsa të miat në argumente shkencore”, ka shtuar opinionisti