Aksidenti në Veternik, kamioni goditi shtatë vetura – Policia jep detajet

Aktuale

Aksidenti në Veternik, kamioni goditi shtatë vetura – Policia jep detajet

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 08:30
Aksidenti në Veternik

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të aksidentit të së premtes në Veternik të Prishtinës, ku si pasojë e goditjes nga kamioni të disa veturave janë lënduar tetë persona.

Aksidenti ka ndodhur në ora 14:30, ndërsa janë lënduar pesë burra dhe tri gra.

“Tetë persona (5 meshkuj dhe 3 femra) kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një kamioni dhe shtatë veturave. Pas trajtimit mjekësor të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak”, thuhet në raportin policor.

Përveç lëndimeve gjatë aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, ngasës i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti është në hetime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat