Haradinaj: Goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme

Aktuale

Haradinaj: Goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme

Nga: A.SH Më: 12 tetor 2024 Në ora: 09:07
Ramush Haradinaj

Pas raportimeve të shumta se ushtria e Kosovës, ka pasur mungesë ushqimi, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti, duke thënë se goditjet e Qeverisë kundër ushtrisë janë të qëllimshme.

Sipas tij, kjo është përgjegjësi penale e kombëtare.

Reagimi i plotë:

I mërzitur me gjendjen në të cilën Qeveria Kurti e ka sjellë Ushtrinë e Kosovës.

Përvoja ime në udhëheqje dhe çështje të sigurisë më thotë se goditjet e Qeverisë Kurti kundër Ushtrisë, janë krejtësisht të qëllimshme e assesi të rastësishme.

Përgjegjësia në këtë nuk është vetëm politike, por gjithashtu edhe penale e kombëtare.

Loja me uniformën e shtetit nuk do t’i falet askujt. Ta ruajmë Ushtrinë, ta ndrrojmë Qeverinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat