​Aksidenti në Veternik, të lënduarit lirohen nga spitali

Aktuale

​Aksidenti në Veternik, të lënduarit lirohen nga spitali

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 10:47
Aksidenti në Veternik

Tetë persona 5 meshkuj dhe 3 femra kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një kamioni dhe shtatë veturave dje në Veternik të Prishtinës.

Sipas Policisë, pas trajtimit mjekësor të lënduarit janë liruar për mjekim shtëpiak.

Përveç lëndimeve gjatë aksidentit janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar, ngasës i kamionit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti në hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat