Ish-koloneli i FSK-së: Propozimet e presidentes për ushtrinë janë briliante

Aktuale

Ish-koloneli i FSK-së: Propozimet e presidentes për ushtrinë janë briliante

Nga: A.SH Më: 12 tetor 2024 Në ora: 11:51
FSK

Situata e krijuar sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së, ka nxitur reagime të shumta.

Presidentja Vjosa Osmani thuhet se ka kërkuar takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Ajo madje, ka kohë që ka bërë propozimin për program shtetëror për mbështetjen e shumëdimensionale të FSK-së që ndikon direkt në rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të saj, njëherit edhe motivin e tyre.

Pas këtij veprimi, ka reaguar ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli.

Ai ka mbështetur propozimet e presidentes, duke thënë se secili nga propozimet e saj është briliante.

Postimi i plotë:

Presidente,

Është brilante secili nga Propozimi Juaj.

Andaj, shtyjeni përpara për realizim.

Por ka edhe të tjera, por në faza faza.

Pagesa e shtesave në paga për rrezikshmëri.

Pagesa e kujdestarisë dhe punës jashtë orarit.

Pagesa e mëditjeve për pjestarët e FSK-së gjatë shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit (gjatë tërë periudhës së shkollimit apo trajnimit e jo vetëm për 1 muaj).

Sigurimi shëndetesor.

Funksionalizimi i spitalit ushtarak me shërbime të nivelit sekondar dhe tercial mjekësor.

Përmirësimi i cilësisë së ushqimit me standardet me të larta shëndetësore dhe sanitare.

Sigurimi i banimit të përballueshëm për ushtarakët dhe familjet e tyre.

Krijimi i fondit kreditues për ushtarakët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat