Rukiqi reagon ndaj Muratit: Propaganda s’kalon, me inflacionin 22% vlera reale e pagës mesatare është 395 euro

Aktuale

Rukiqi reagon ndaj Muratit: Propaganda s’kalon, me inflacionin 22% vlera reale e pagës mesatare është 395 euro

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 13:45
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Muratit për postimin që bëri lidhur me pagën mesatare, ku tha se me qeverinë Kurti, paga mesatare është rritur për 104 euro.

Rukiqi ka thënë se paga mesatare neto në vtin 2023 është 506 euro, por se me inflacionin prej 22 përqind, vlera reale e kësaj page është 395 euro.

Në këto katër vjet të Qeverinë Kurti, Rukiqi thotë se paga mesatare neto është rritur për 17 përqind, 22 përqind çmimet, 50 përqind çmimet e prdukteve bazë dhe se 60 përqind e kësaj page shkon për ushqime dhe barna.

Në fund ka pasur edhe një sugjerim për Muratin.

“Ska nevojë me lexu libra, për të bërë këto llogari secili nga ne.  Sa merrni me propagandë, sigurone së paku bukën për ushtrinë”, ka shkruar Rukiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat