Bajrami i reagon Muratit për pagën mesatare

Aktuale

Bajrami i reagon Muratit për pagën mesatare

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 14:29
Hykmete Bajrami dhe Hekuran Murati

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se qytetarët e dijnë se të vetmen rritje të pagave që ua ka bërë Qeveria Kurti ka qenë para dy muajve në shumën prej 6.80 euro, si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Ministrit Hekuran Murati, i cili tha se me këtë qeveri paga mesatare është rritur për 104 euro.

Në rritjen e pagës mesatare, Bajrami thotë se ndikim ka pasur edhe rritja e pagave për kabinetin qeveritar, derisa thotë se kushdo që flet në ekonomi për shifra dhe injoron inflacionin, gënjen.

“Por po e përseris, Qeveria Kurti me të marrë mandatin i ka rritë pagat për Kryeministrin, ministrat, zavëndësministrat, këshilltarët politik, asistentët dhe shoferët e tyrë për hiç më pak se 50%, kjo natyrisht se ka pasë ndikim në të dhënat e ASK-së”, ka shkruar Bajrami.

Tutje, ka thënë se edhe sipas statistikave të Agjencisë së Statisikave të Kosovës, norma e inflacionit gjatë kësaj përiudhe e tejkalon rritjen e pagës bruto sipas ASK-së.

Postimi i plotë

Gjatë mandatit të kësaj qeverie, janë dy vendime për rritje të pagave: rritja e pagave për kabinetin qeveritar 50% në fillim të mandatit, rritja e pagave për sektorin publik 6.8 Euro në fund të mandatit.

E kam thënë më herët, por e përsëris prapë që kush do që flet për një shifër në ekonomi, për një indikator dhe e injoron inflacionin, thënë me së buti po gënjen.

IINFLACIONI

2021: 3.4 %

2022: 11.6 %

2023: 4.9 %

2024: 2 %

Norma mesatare e rritjes së çmimeve gjatë këtij mandati është 22%, por produktet që na duhen për konsum për çdo ditë kanë pasë ngritje të çmimit mbi 50%.

Për plot gjëra Qeveria edhe mund të manipuloj me statistika, por janë disa gjëra me të cilat askënd s'mund ta mashtroni, për shembull për çmimet dhe pagat, sepse secili qytetar e din sa e merr pagën dhe gjithashtu e din se çka mund të blej me atë pagë sot.

Paga Bruto sot sipas ASK-së del të jetë me e madhe në krahasim me disa vite me parë, por qytetarët e dinë se të vetmën rritje të pagave që ka bë Qeveria ka qënë para dy muajve në shumën 6.8 Euro, ndërsa sektori privat ka reflektu për shkak të inflacionit galopant që ka ndodhë gjatë kësaj kohe dhe për shkak të ikjes masive të fuqisë punëtore.

Pra edhe nga të dhënat zyrtar është fakt se norma e inflacionit gjatë kësaj përiudhe e tejkalon rritjen e pagës bruto sipas ASK-së, që dmth. se gjatë qeverisjes Kurti ka rënë fuqia blerëse e qytetarëve të vendit dhe këtë ata e përjetojnë çdo ditë.

Por po e përseris, Qeveria Kurti me të marrë mandatin i ka rritë pagat për Kryeministrin, ministrat, zavëndësministrat, këshilltarët politik, asistentët dhe shoferët e tyrë për hiç më pak se 50%, kjo natyrisht se ka pasë ndikim në të dhënat e ASK-së.

#9shkurt

#rrugeere

#QeverieRe

#kryeministerlumirabdixhiku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat