Lirohet polici që u ndalua sot nga Serbia në Merdarë

Aktuale

Lirohet polici që u ndalua sot nga Serbia në Merdarë

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Autoritetet e Serbisë sot e kanë ndaluar një pjesëtar të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas informacioneve të para, polici i ndaluar nga Serbia është pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Media mësoi se polici i ndaluar nga autoritetet serbe në Merdarë është Lumni Berisha.

Por sipas informacioneve të fundit që ka siguruar Sinjali, thuhet se polici Berisha tashmë është liruar në procedurë të rregullt dhe po vijon rrugëtimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat