Janë rivarrosur tre viktimat e luftës, Xhavit Maloku nga Polluzha, Agim Syla dhe Besim Berisha nga Shtutica.
Atje shihen të pranishëm në rrivarrim Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me deputetët e Vetëvendosjes, Enver Dugolli e Avni Dehari dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Të pranishëm po ashtu në rivarrim kanë qenë qytetarë e familjar të shumtë.