I përfundon mandati si Sekretar i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, Haxholli do të jetë pjesë e MPJD-së

Aktuale

I përfundon mandati si Sekretar i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, Haxholli do të jetë pjesë e MPJD-së

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 16:13
Fatmir Haxholli

Sekretari i Parë i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli ka njoftuar se i ka përfunduar mandati i tij si sekretar i kësaj zyre.

Haxholli përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se ai aktualisht është në fazën e “phaze out” dhe e vetmja gjë që duhet të bëjë është largimi i gjësendeve nga zyrja e tij.

Haxholli njoftoi se tash e pas do të jetë pjesë e MPJD-së.

“Më lejoni t’ju informoj se, me iniciativën për përfundimin e mandatit tim katërvjeçar në Beograd/Serbi, jam në procesin e ashtuquajtur ‘phase out’, dhe e vetmja gjë që më mbetet të bëj këto ditë, është tërheqja e gjësendeve personale dhe dorëzimi zyrtar i detyrës aktuale për të marrë detyrën e re në MPJD. Pas përfundimit të mandatit, ashtu siç kam bëra para se të filloja, në Serbi mund ose do të hyj/a vetëm nëse ky vend dhe kjo shoqëri e pranojnë zyrtarisht realitetin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Sidoqoftë, deri atëherë mund të kem arritur në moshë të thyer dhe kalimin tranzit drejt Evropës do të më duhet ta bëj përmes rrugëve më të mira dhe peizazheve më të bukura bregdetare, siç janë Mali i Zi apo Kroacia”, ka shkruar Haxholli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat