Sherifi i reagon Kurtit dhe Osmanit për ushqimin e FSK-së: Nëse s’keni bukë, hani biskota

Aktuale

Sherifi i reagon Kurtit dhe Osmanit për ushqimin e FSK-së: Nëse s’keni bukë, hani biskota

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Bilall Sherifi, i NISMA-s, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, në lidhje me ushqimin për ushtarët e FSK-së.

Sherifi ka kujtuar thënien e mbretëreshës Marie Antioinette, kur u thoshte popullit francez, nëse s’keni bukë, hani biskota.

Postimi i plotë:

“Heshtja dy javore e kryeministri Kurti dhe Presidentes Osmani ndaj skandalit të ushqimit për ushtarët e FSK-së, të kujton thënien e famshme të mbretëreshës Marie Antoinette kur u thoshte popullit francez: nëse skeni bukë, hani biskota!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat